VIDEO- “Radhën e ka Saliu”, Rama flet pas vaksinimit: Dozat simbolike për Kosovën, nga java e ardhshme. Të mos mendojmë si BE-ja

0
50

Në deklaratën e parë për mediat pasi mori dozën e parë të vaksinës anti-Covid, kryeministri Edi Rama tha se tani “radhën për vaksinimin e ka Saliu kur të hyjmë te moshat e tej thyera”.

Kryeministri bëri me dije se nga java e ardhshme do të nisë dorëzimi i dozave që Shqipëria do i dhurojë Kosovës e në këtë pikë, Rama nuk u rezervua ta përmendte sërisht Bashkimin Evropian, duke thënë se “ne nuk duam të bëhemi” si ata.
Kosova dhe Shqipëria janë një tha Rama, si në gëzim dhe në hall.

“Për mua është shumë e rëndësishme që edhe në Kosovë pavarësisht se ne nuk e zgjidhim dot problemin që ata kanë se ende nuk kanë siguruar vaksinën e presin sic do prisnim dhe ne për shkak se Covax që është platformë që s’dihet kur do jetë funksionale, të mund të fillojë të paktën në frontin e parë në spitalin covid të Prishtinës te Infektivi.

Dozat që ne mund ti japim Kosovës nga java e ardhshme janë simbolike por është me shumë rëndësi që në këtë rast ne të mos mendojmë si BE, por të mendojmë që nuk jemi vetëm ne, e mbi të gjitha Kosova e Shqipëria janë një edhe në gëzim e në hall, nëse ky është një hall nëse nuk ia zgjidhim dot jemi të detyruar t’ja qajmë”.

Kryeministri Edi Rama e quajti kete nje dite fantastike dhe thumboi gjithashtu BE-ne per te cilet tha se “kane edhe gurin edhe arren ne dore”.

“Çdo gjë në rregull, asnjë problem, mendoj që është një ditë fantastike për faktin se jemi çliruar nga një barrë përgjegjësie për të mos lejuar që shqiptarët të mbeteshin në radhë e për të mundësuar që pavarësisht se Shqipëria e rajoni ku në bëjmë pjesë nuk u përfshi në skemën e furnizimit të menjëhershëm, të fillon te me sa më pak diferencë kohe nga ata të cilët kanë edhe gurin edhe arrën në dorë dhe i marrin vendimet dhe bëjnë dhe furnizimet. Ky spostim fare pak javor në kohë është vërtet një lehtësim i madh për mua“.© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here