Sot Shqiperia nisi zyrtarisht vaksinimin kundër Covid-19. Në total sipas kryeministrit Rama për ketë fazë të parë janë siguaur 970 doza vaksine, nga një shtete mik që ka kërkuar të mbetet kondifecial.
E para që mori dozën e parë të vaksinës Pfizer ishte shefja e Shërbimit Infektiv Najada Çomo.
Vaksinimi i saj u shoqërua me duartrokitje dhe fjala e parë e mjekes e cila dukej entuziaste po aq sa dhe e emocionuar, ishte: “Super”.
Ndërsa i dyti në radhë, ishte kryeministri Edi Rama, që nuk nguroi të bënte dhe batuta.
“Najada e bëri në krah të majtë dhe unë në krah të majtë do e bëj”.
Para vaksinimit Rama iu pergjigj dhe disa pyetjeve te nje formulari qe do e plotesojne te gjithe personat e vaksinuar.
https://www.youtube.com/embed/JOD64eJn0lk
Pyetjet për kryeministrin Rama:
A keni pasur kontakt me një person të prekur nga Covid?
Rama: Jo
A keni ndonjë nga simptomat, kollë dhimbje gjoksi, temperature, dhimbje fyti, barku diarre, skuqje syve?
Rama: Ja shife
Keni bere se fundmi ndonje udhëtim ndërkombëtar?
Rama: Po, isha në Turqi e Greqi po e kam bërë testin te të dyja e skam pas gjë. Testin e fundit pardje, në datën 8.
Mjeku i njohur Tritan Kalo, i cili gjithashtu lufton në vijën e parë të “zjarrit” me koronavirusin në Spitalin Infektiv mori sot dozën e parë të vaksinës, e një moment që shkaktoi të qeshura ishte kur ai e ngjiti në ballë logon e vaksinimit që i dhanë infermierët.
panorama.al