“Bie niveli i ujërave në Shkodër dhe prurjet në Vjosë”- Ministri i Mbrojtjes publikon pamjet: Si rrallë ndonjëherë…

0
75

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi thotë se situatë si pasojë e reshjeve intensive të rëna gjatë ditëve të fundit po shkon drejt përmirësimit.

Ai thotë se në Shkodër ka rënie të nivelit të ujit, ndërsa prurjet kanë rënë edhe në lumin Vjosa në jug të vendit.

Ai ka publikuar një video për hapjen e rrugës Bogë-Theth në Shkodër, ku ka rënë sasi e madhe dëbore.

Reagimi:

Në Shkodër kemi qetësim të situatës dhe rënie të nivelit të ujit, megjithatë trupat e batalionit të Vaut të Dejës janë në terren dhe po ndihmojnë banorët e Obotit.

Vjosa gjithashtu po normalizohet pasi kemi rënie të ndjeshme në Permet dhe Memaliaj.

Si rrallëherë ka nisur puna që në janar për zhbllokimin e aksit Bogë-Theth në Shkodër.

Po e hapin efektivët e Komandës Mbështetëse në bashkëpunim me ARRSH, të cilët janë maksimalisht të përkushtuar për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve.© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here