DOKUMENTET/ Vaksina anti-COVID në Shqipëri erdhi dorazi në Rinas! Zbulohen detajet e origjinës së kutisë së Pfizer

0
54

Vaksina anti-Covid e cila po përdoret sot në ditën e dytë në Shqipëri është dërguar një ditë më parë(11/1/2021) nga Gjermania për në vendin tonë dhe është transportuar “dorazi” nga Aeroportin e Rinasit deri në ISHP.

Një ditë më parë kryeministri Rama ka lënë në mister vendin, i cili i ofroi Shqipërisë 970 dozat e para të vaksinës Pfizer.

Panorama.al ka zbuluar dokumentacionin me anët të të cilit, vaksina ‘më delikate’ deri më sot, është transportuar deri në Rinas, ndërkohë që në dokumentacion thekson se ajo është ‘tërhequr dorazi” nga autoritetet shqiptare.

Në dokumentacion bie në sy se vendi i prodhimit të vaksinës është Gjermania, më saktë fabrika “PFIZER BioNTECH MANUFACTURING GMBH, GERMANY”.

Ndërkohë që pjesa tjetër e produkteve, holluesit dhe shiringat dhe substancat shoqëruese kanë adresën e shtetit fqinj të Italisë.

Në dokumentacion theksohet se nga Gjermania është nisur një kuti me vaksina, e cila në total ka 970 dozat e para.

Na materialin e siguruar nga Panorama.al bie në sy dhe fakti se marrësi i kutisë së vaksinave, në këtë rast Instituti i Shëndetit Publik ka paguar vetëm një euro për të tërhequr porosinë nga Gjermania.

Një ditë më parë, kreu i qeverisë tha se një nga arsyet që vendi mik i Shqipërisë pranoi t’i japë vendit tonë vaksinën është edhe për faktin se Edi Rama është kryeministër’. (SHIKO VIDEON)

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here