Frikë për protesta të armatosura dhe dhunë ditën e inaugurimit të Biden/ Donald Trump shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Uashington, ja çfarë pritet

0
55

Presidenti në detyrë i SHBA-ve Donald Trump ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Uashington, disa ditë para ceremonisë së inaugurimit të Joe Biden më 20 janar.

“Reuters” raporton se gjendja do të zgjasë deri më 24 janar, dhe vendimi vjen në një kohë kur FBI paralajmëroi për protesta të armatosura dhe kërcënim të sigurisë kombëtare.

“Mijëra ekstremistë të armatosur pro Donald Trump po komplotojnë për rrethimin e Capitol-it në SHBA para inagurimit të presidentit të zgjedhur Joe Biden”, raporton një anëtar i Kongresit, që ishte mes atyre që informuan dje në mbrëmje mbi kërcënimet kundër ligjvënësve dhe vetë Capitol-it.

“Ata flasin për afro 4 mijë patriotë të armatosur që do ta rrethojnë Capitol-in për të parandaluar çdo demokrat që të hyjë brenda”, tha Conor Lamb, një demokrat i Pensilvanisë për CNN.

Masa “drakoniane” në Capitol, gardhe hekuri dhe 15 mijë ushtarë në gatishmëri

Masa të reja “drakoniane” janë vendosur në Uashington, dhe veçanërisht përreth Capitol-it pas trazirave të 6 janarit, ku mbështetësit e Trump “pushtuan” zemrën e Republikës Amerikane.

Siç mund të shihet nga këto foto përreth ndërtesës janë vendosur gardhe të hekurta, barriera mbrojtëse, si dhe ka një shtim të oficerëve të sigurisë dhe prani të ushtarëve të Gardës.

Garda Kombëtare do të mbledhë deri në 15.000 ushtarë në Uashington për të mbështetur forcat lokale të sigurisë në ngjarjen e 20 janarit, tha komandanti i trupës, gjenerali Daniel Hokanson, për televizionin CNN.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here