“Hera e parë që nga 1947”/ Dendias flet në Komisionin Parlamentar për zgjerimin me 12 milje: Faleminderit që i shërbyet interesit kombëtar! Mundësi e rrallë…

0
50

Projektligji për zgjerimin me 12 milje të Greqisë në detin Jon,  është diskutuar për të parën herë në Komisionin Parlamentar të Çështjeve të Jashtme dhe Mbrojtjes Kombëtare. Drafti që pritet të kalojë në Parlament më 19 janar, u votua sot në parim në Komisionin Parlamentar.

Në fjalën e tij ministri i Jashtëm Dendias theksoi se: “Është hera e parë që nga viti 1947 që Parlamenti grek thirret për të votuar zgjerimin e territorit kombëtar sovran”.

Ministri i Jashtëm e cilësoi këtë një ditë të shkëlqyer për Parlamentin helen. “Një ditë empatie, solidariteti, pajtimi dhe konsensusi kombëtar. Një nga mundësitë rralla në jetën e një deputeti, një ministri“, tha ai.

Jam thellësisht i prekur, faleminderit shumë për pozicionin tuaj që i shërben interesit kombëtar”, u shpreh Ministri i Jashtëm.

Kryediplomati e konsideroi lëvizjen e Athinës si “një të drejtë të patjetërsueshme të Greqisë për të rritur ujërat territoriale në Detin Jon në Kepin Tainaro nga 6 milje detare në 12”.

Ndër të tjera ai tha se ky zgjerim: “Do të rrisë sipërfaqen e sovranitetit kombëtar me 10,079 kilometra katrorë dhe nëse dikush merr parasysh zonën e krijuar nga mbyllja ligjore e gjireve, sipas ligjit ndërkombëtar, ajo tejkalon 13,000 kilometra katrorë.”

Për ta bërë më të kuptueshëm, Dendias sjell në vëmendje që Greqia ka një sipërfaqe të përgjithshme 131 mijë kilometra katrorë, dhe se zona e Kretës është pak më shumë se 8 mijë e 500 kilometra katrorë.© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here