Nesër mbrëma dëbora “zbret” deri në 500 metër, sinoptikanët: Erë e vrullshme në bregdet dhe…

0
55

Dita e Mërkurë pritet të ketë mot me vranësira mesatare deri të dendura ku nuk do të mungojnë intervalet e kthjellimeve të cilat do të jenë kryesisht në pjesën perëndimore të vendit dhe përgjatë orëve të mesditës.

Sinoptikanët e Sherbimit Meteorologjik Ushtarak bejne me dije se vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht dhe në kohë afatshkurtër deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Duke nisur nga orët e pasdites në relievet malore në lindje të territorit do te kete reshje të dendura dëbore.

Gjatë orëve të mbrëmjes reshjet e dëborës prekin edhe lartësitë kodrinore të vendit deri në lartësitë 500-600 metër.

Mjegull e dendur gati gjatë gjithë ditës në lugina. Ngrica në pjesën veriore dhe verilinore të vendit që prej orëve të mëngjesit e gradualisht ngricat deri në mbrëmje do të përfshijnë të gjithë zonat malore.

Era me drejtim veriperëndim – verilindje mesatare e hera herës e vrullshme në bregdet, duke u shoqëruar më valëzim të forcës 2 dhe 4.

Temperaturat parashikohen në:
zonat malore -2°C deri në 7°C
zonat e ulëta 4°C deri në 13°C
zonat bregdetare 5°C deri në 13°C© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here