“Reshjet intensive përmbytin edhe Parisin”/ Rama në Jug: Për të gjithë ata që Vlorën e shohin si vend ku mezi presin të gjejnë shkak për të nxjerrë gjuhën…

0
45

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryebashkiaku Leli dhe ministrja Balluku ishin sot në Vlorë ku inspektuan situatën pas përmbytjeve që përfshinë vendin. Kreu i qeverisë tha se me përmbylljen e ciklit të kanalizimeve s’do të ketë më përmbytje të përkohshme. “Me përjashtim kur ka reshje intensive, sepse reshja intensive përmbyt edhe Parisin”, theksoi ai.

PJESË NGA BASHKËBISEDIMI 

Leli: Në bulevard, investimi ka funksionuar dhe po funksionon. Jemi kujdesur që gjatë momenteve që ka shi të kemi të gjithë skuadrën në bulevard dhe në pikat më nevralgjike të qytetit. Mendoj që me këtë projekt të ri të përfundojmë problematikën e përmbytjeve në Skelë dhe problematikën që shkaktohet nga reshjet në bulevardin “Ismail Qemali”.

Rama: Kjo çështja e përmbytjeve të përkohshme është e lidhur me faktin që akoma s’është mbyllur i gjithë cikli i kanalizimeve që do të garantojë që s’do ketë përmbytje në rast se s’do ketë reshje intensive. Sepse reshja shumë intensive përmbyt edhe Parisin. Ajo që desha të theksoj sot këtu për vlonjatët dhe ata që Vlorën e shohin si shkak ku mezi presin për të nxjerrë gjuhën, është që Vlorë kemi 3 projekte akoma, që do mbyllin gjithë ciklin. Reshjet në këta ditë ishin test se çfarë progresi është bërë për mbrojtjen nga uji në territor.

Leli: Do të vendosim bokse betoni, që do të ndërpresin ujërat. Gjashtë vjet më parë, sistemi i kanalizimeve ishte kalbëzuar, ndërsa sot sistemi i kanalizimeve është llogaritur nga inxhinierët.

Balluku: Me fondin e akorduar, nis nga puna edhe vendosja e bokseve të betonit, që të marrë fund përmbytja e çdo mënyre. Një fond tjetër është përgatitur sa i përket ujësjellësit.

Rama: Ne po përpiqemi të bëjmë gjithçka me kapacitetet që kemi sigurisht. Duhet durim që të bëhen të gjitha. Të fundit kanalizime kanë qenë në vitet 1980, pastaj nuk ka pasur më në demokraci. Ujë në Vlorë do ketë 24 orë në ditë, që të jemi të saktë.© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here