Një 55 vjeçar ka gjetur vdekjen në një aksident rrugor që ndodhi mbrëmjen e sotme.
https://www.youtube.com/embed/kUCs9QdzsH4
Ngjarja u regjistrua në aksin Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Bulgarec.
Shtetasi Adriatik Gishta, banues në Bulgarec, u dërgua në gjendje të rëndë në spital ku edhe ndërroi jetë.
Viktima ishte kalimtar i rastit në rrugë kur u përplas nga automjeti drejtuar nga shtetasi K. Dervishaj
Njoftimi:
Më datë 12.01.2021, rreth orës 19:10, në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Bulgarec, shtetasi K. D., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin A. G., rreth 55 vjeç, banues në Bulgarec, këmbësor në rrugë, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës, ku ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.© Panorama.al