EMRI/ Plagoset me armë zjarri një 45-vjeçar! Informacionet e para të policisë

0
31

Një person është plagosur me armë zjarri.  Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në Milot në rrethana ende të paqarta.

Policia-LEzhe

Sipas policisë i plagosur ka mbetur Ylli Ibrahimi 45 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor

“Rreth orës 12:10, në Milot,Kurbin, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Y.I., i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Menjëherë në vendngjarje  kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor  dhe vijon  puna për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes”,sqaron policia.

Shërbimet e Policisë Lezhë, të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe FNSH-së  po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here