Gjykata ka dënuar me 12 vite burg Abas Dogën, rojen e një shkolle, i cili abuzoi seksualisht me një nxënëse.
Ngjarja e rëndë u denoncua në maj të vitit të kaluar, ku policia beri edhe arrestimin e Abas Dogës, i cili ka abuzuar me te mituren duke e kercenuar.
Si ka ndodhur ngarja
Në dëshminë e saj, e mitura ka rrëfyer se si Abaz Doga e ka detyruar herën e parë të kryej marrëdhënie intime me të, duke e kërcënuar se e kishte fotografuar me një djalë dhe imazhe do ia tregonte të gjithëve.
Minorenia tregon se herë e parë që ka kryer marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj, ka qenë në muajin prill të viti 2019. Roja e shkollës i kërkonte që të shkojë tek prona e vëllait të tij, vend që e quante te “Toka’.
Kërcënimi
Pas kësaj ngjarje, vajza tregon se roja e shkollës ka vazhduar ta kërcënojë në vijim dhe e ka detyruar të shkojë sërish në banesën e tij, ku Abaz Doga ka kryer marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj.
Por videon dhe fotot e minorenes kanë rënë në duart edhe të 20-vjeçarit, Klajdi Poçi, i cili sipas 15 vjeçare e ka shantazhuar dhe e ka detyruar të kryej marrëdhënie seksuale, po në banesën që përdorte Abaz Doga.
Në dëshminë e saj rrënqethëse, minorenia tregon se me 20-vjeçarin ka shkuar vetëm njëherë, ndërkohë që i moshuari ka vijuar ta shantazhojë deri në mars të vitit 2020.© Panorama.al