SHÇBA pezullon nga detyra efektivin, u përfshi në një konflikt me dy policë bashkiakë! Ja sqarimi

0
39

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka pezulluar nga detyra efektivin Ardit Zenelaj, i cili u përfshi në një konflikt me dy punonjës të policisë bashkiake.

Në njoftimin zyrtar, SHÇBA thotë se “pas marrjes në dijeni të një konflikti të ndodhur mes një punonjësi të SHÇBA dhe disa punonjësve të Policisë Bashkiake Tiranë, vendosi pezullimin nga detyra, si edhe fillimin e ecurisë disiplinore për shkelje të rëndë ndaj Nd/specialistit të përfshirë në këtë konflikt, me detyrë Trupë Shërbimi pranë Drejtorisë së Përgjithshme të SHÇBA, deri në përfundim të hetimit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”

Si ndodhi konflikti

Raportohet se sherri ka ndodhur mes punonjësit të SHCBA Ardit Zenelaj dhe dy punonjësve të policisë bashkiake me iniciale V.S dhe K.K.Mësohet se konflikti ka nisur pasi, efektivi Zenelaj nuk iu bind urdhrit të dy policëve bashkiake.

Ardit Zenelaj, i cili saktësisht është me detyrë punonjës policie e Forcave Operacionale të SHÇBA, teksa drejtonte automjetin pranë kryqëzimit të rrugës ‘’Jordan Misja’’ është ndaluar nga policët bashkiakë.© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here