Sherri i dhunshëm në Tiranë, dorëzohet në polici biznesmeni Allmuça! Ja dëshmia e tij për ngjarjen

0
40

Pas plagosjes me armë zjarri të Sinan Llanajt është dorëzuar në policinë e Tiranës biznesmeni Albert Allmuça.

News24 raporton se biznesmeni Allmuça është paraqitur në komisariat pas ngjarjes dhe ka thënë se nuk ka qenë i pranishëm, në momentin kur është plagosur Llanaj.

Nga ana e tij, 42-vjeçari i plagosur me dy plumba në këmbë i ka thënë policisë se autori i plagosjes është pikërisht Allmuça. Kujtojmë se dy biznesmenët Llanaj dhe Allmuça kishin prej kohësh konflikt për një pallat, të cilin kishin nisur ta ndërtonin bashkë, por që prej një viti kishte ngecur puna.

panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here