Teknologjia në zgjedhjet e 25 prillit/ KQZ informon partitë politike: Nga 20 kompani, si u përzgjodh fituesi! Aktualisht jemi në fazën e…

0
27

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dërguar një shkresë partive politike me informacione që lidhen me procedurat e ndjekura nga KQZ për prokurimin e kompanise qe do te mundesoje teknologjine ne zgjedhjet e 25 prillit.

Në shkresën e KQZ, që mban firmën e komisionerit Ilirjan Celibashi thuhet se grupi i punës i dërgoi ftesë për përllogaritje të kostos financiare 20 kompanive. Nga këto u përzgjodhën 8, por nga këto 8, vetëm 6 kishin përfunduar procesin e regjistrimit.

“Në datën 5 janar ishte afati i fundit për paraqitjen e ofertës nga 6 kompani të ftuara për të prezantuar ofertat e tyre. Nga këto, ezultoi se vetëm kompania “Smartmatic” kishte dorëzuar dokumentacionin e kërkuar në sistem, si dhe paraqiti brenda afatit pajisjen e kërkuar”, sqaron KQZ.

KQZ vijon më tej duke thënë se aktualisht është faza e vlerësimit të ofertës ekonomike dhe të zgjidhjes teknik që ka ofruar kjo kompani.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here