I dënuar në Itali me 5 vite burg/ Kush është 41-vjeçari me dy emra që u arrestua në Shqipëri

0
50

Policia e Dibrës ka arrestuar një 41-vjeçar me qëllim ekstradimi në Itali. Në pranga është vënë shtetasi Kleant Keshi alias Gentjan Hysa, i cili është dënuar nga Gjykata e Torinos me 5 vjet e 5 muaj burg.

Shqiptari akuzohet për “Prodhim dhe shitje narkotikësh” , “Vjedhje” dhe “Kundërshtim i punonjësve në detyre shtetërore”.

Njoftimi i policisë

Me  datë 13.01.2021 nga Policia Kufitare Bllatë, në bashkëpunim me strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Dibër,  në   P.K.K. Bllatë është bërë kapja dhe më pas edhe arrestimi i përkohshëm me qëllim ekstradimin i shtetasit:

K.K., 41 vjeç, banues në Bulqizë.

Arrestimi i përkohshëm u krye pasi INTERPOL Roma / Itali, më datë 07.01.2021 ka shpallur në kërkim ndërkombëtar shtetasin shqiptar K. K., alias G. H.,  pasi Gjykata e Torinos / Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet, 5 muaj e 27 ditë burg për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” , “Vjedhje” dhe “Kundërshtim i punonjësve në detyre shtetërore” (u është larguar me forcë Karabinierëve ne Torino), parashikuar nga nenet 624, 625 dhe 337 të Kodit Penal Italian, si dhe neni 73 i Ligjit nr.309/1990 “Për drogat”.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here