“Partitë fitojnë zgjedhjet me manovra banaliste”, Nazarko: 25 prilli, beteja e fundit e ‘rrokopujës’ së tranzicionit shqiptar

0
70

Analisti Shpëtim Nazarko deklaroi se zgjedhjet e 25 prillit janë beteja e fundit që po bëhet në atë që quhet tranzicion politik.

 Gjatë fjalës së tij në ‘Real Story’ në ‘News24’, Nazarko tha se në politikë idetë duhet të shkojnë përpara, ndërsa kritikoi kreun e PR, Fatmir Mediu dhe atë të PPA, Agron Duka se nuk kanë paraqitur platformat për zgjedhjet. Sipas Nazarkos, në këto 30 vite, partitë politike fitojnë pushtetin me manovra banaliste.

PJESË NGA BISEDA
Nazarko: 
Klasik i të djathtës ka qenë Godo, i cili tha ‘pronat’. Kurse ju Mediu thatë; ka rënë teza e militantëve. Në politikë idetë duhet të shkojnë përpara. Ju e keni humbur këtë idenë e pronave. Po të bëjë këtë tezën që para një viti; ‘i drejtohem diasporës’.

Mediu: O Shpëtim, unë kam aq zë, se unë e kam thënë këtë.

Nazarko: Për mua kjo është beteja e fundit që po bëhet në atë që duhet tranzicion shqiptar. Që për mua quhet rrokopujë. Keni 30 vite që ju, qoftë dhe PS fitoni me një manovër banaliste. Që zbret një tufë nga mali dhe thotë; të kapim hajdutët. Më pas zbret turma tjetër, dhe në çdo 4 vite ndërrohen. Partitë politike po mbahen ende në bazë të militantëve, mungojnë idetë. Unë nuk ju pash as platformat juve. Do ju bëj një kritikë; ku i keni tezat për pronën dhe për Agraren?! Se tani edhe po themi se në Shqipëri kanë ngelur shumë militantë se ka ikur elita.© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here