Sot Shqipëria është në ditën e pestë që nga fillimi i vaksinimit kundër koronavirusit, me vaksinën e kompanisë Pfizer. Vendi mik që na i ka dhuruar 975 dozat e para vijon të mbetet anonim, dhe konfidencialiteti do të vazhdojë të ruhet ka thënë kryeministri Edi Rama.
Në ambientet e stadiumit ‘Air Albania’ po vijojnë të marrin dozën e parë të vaksinës kundër Covid ata që luftojnë në vijën e parë me armikun e padukshëm.
Ndërkohë pritet që brenda Janarit të vijnë 10750 doza të vaksinës së Pfizer për të vijuar procesin e vaksinimit. Shikoni disa nga pamjet e fiksuara nga LSA, sot në stadiumin e kryeqytetit, ku po vaksinohen mjekë e infermierë.
panorama.al