I akuzuar për vrasjen e…/ Ekstradohet nga Kosova Indrit Taullai i “Bandës së Durrësit”, ja çfarë njofton Policia

0
44

Ekstradohen nga Gjermania dhe Kosova, drejt vendit tonë, 2 shtetas shqiptar të shpallur në kërkim për disa vepra të rënda, mes tyre edhe Indrit Taullai, i cili akuzohet nga SPAK për vrasjen e Klodjan Saliut dhe si organizator i ekzekutimit të Vajdin Lamajt.

“Nga Interpol Tirana është bërë i mundur ekstradimi nga Republika e Kosovës drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Indrit Taullai, 46 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin penal të datës 02.12.2020, i ka vendosur masën “Arrest në burg” për konsumimin e veprave penale “Vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Mbajtja e paligjshme e armëve të zjarrit, me pasoja të rënda”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Vrasja në rrethana të tjera specifike ndaj dy ose më shumë personave, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”.

Në 5 janar, Gjykata e Prizrenit miratoi ekstradimin në Shqipëri, të Indrit Taullait. 

Ish-anëtar i “Bandës së Durrësit” u arrestua dy një muaj më parë në Kosovë.

Indrit Taullai ka qenë i dënuar me 25 vite burg, pasi u arrestua si pjesë “Bandës së Durrësit”, të cilët akuzohen për një sërë vrasjesh për hakmarrje ndaj grupeve kriminale rivale.

Më herët ai ishte liruar nga burgu nga një vendim i Gjykatës së Lartë, pasi vuante nga sëmundje e rëndë, ku argumentohej se duhej të trajtohej në kushte spitalore, jashtë ambienteve të burgut.

EKSTRADIMET E TJERA

Sot gjithashtu u realizua ekstradimi nga Stuttgart/Gjermani drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar: Gj. Ç., 56 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin e datës 11.09.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

Po nga zyra e ZQK Interpol Tirana, ditën e sotme është finalizuar ekstradimi drejt Republikës së Kosovës, i shtetasit shqiptar: Ahmet Isufaj, 58 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte shoqëruar nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, pasi Gjykata e Lartë, me Vendimin e Kolegjit Penal të kësaj gjykate, datë 11.12.2020, ka vendosur mospranimin e rekursit të paraqitur nga ky shtetas ndaj vendimit të datës 23.07.2020 të gjykatës së Apelit Vlorë (me të cilin ishte vendosur lënia në fuqi e vendimit lejues të ekstradimit nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier).

Ky shtetas është ekstraduar drejt Republikës së Kosovës, me qëllim ekzekutimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” të vendosur nga Gjykata Themelore Prishtinë, për veprat penale “Krim i organizuar ” dhe “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”.© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here