“Unë jam mirë, kur është mirë Shqipëria!”- Presidenti Meta kujton amanetin e Isa Boletinit: Na udhëheq çdo ditë! Atdheu mbi…

0
41

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot ditëlindjen e heroit, Isa Boletini, për të cilin tha se amaneti i tij nuk shuhet kurrë.

Meta ka cituar një prej thënieve të Boletinit, teksa shkruan se: “Unë jam mirë, kur është mirë Shqipëria”.

Kreu i shtetit thekson se vepra e Isa Boletinit në mbrojtjen e interesit kombëtar na udhëheq çdo ditë dhe sipas tij, “Atdheu është mbi gjithçka!”.

“’Unë jam mirë, kur është mirë Shqipëria’!  Amaneti i Bacës Isë nuk shuhet kurrë.

Vepra dhe shembulli i tij frymëzues në mbrojtje të interesit kombëtar na udhëheq çdo ditë. Atdheu është mbi gjithçka!

Heronjtë e Kombit kanë vetëm ditëlindje! Lavdi përjetë Isa Boletinit!”, shkruan Meta. © Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here