Keni plane për fundjavën? Shikoni si do jetë moti dhe sa shkojnë temperaturat. E hëna rezervon…

0
48

Vendi ynë është nën ndikimin e masave ajrore të ftohta, të cilat do të mbeten prezente edhe në ditët në vijim duke sjellë temperatura të ulëta dhe reshje bore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e Shtunë, sot, rezervon mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në zonat malore do të pasohen nga reshje bore.

Ne juglindje, reshjet e borës parashikohen të kenë intensitet deri mesatar.

Ndërsa dita e Diel do të ketë mot kryesisht të kthjellët e vranësira kalimtare.

Reshjet e borës do të jenë me intensitet të ulët të karakterit lokal vetëm në zonat malore në veri të vendit.

Dita e hënë do të ketë mot të kthjellët por shumë të ftohtë.

Ja temperaturat në fundjavë

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here