“Më doli papritur para, ishim në kthesë”/ Aksidenti tragjik ku u shua një familje, në vendngjarje, sende personale e mbetje të makinës

0
40

Ajo çfarë ka mbetur në vendin ku ndodhi aksidenti tragjik me 4 viktima dhe 1 të plagosur janë vetëm pjesë të vogla të makinave të dëmtuara, ndërsa në anë të rrugës shihen veshmbathje e sende personale të viktimave. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së enjtes në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot-Rrëshen në dalje të qytetit të Rubikut.

Pak metra larg vendit të aksidentit është një kthese jo e fortë dhe në këtë pjesë të rrugës parakalimi është i ndaluar. Tentativa e drejtuesit të veturës ku udhëtonte familja nga Kosova rezultoi fatale. Për shkak të errësirës në rrugë, siç duket 45- vjeçari Blerim Avdiaj nuk e ka vënë re kthesën dhe mjetin e tonazhit të rëndë, duke sjellë dhe përplasjen fatale.

Drejtuesi kamionit Isa Ishala është marrë në pyetje nga Policia dhe pas kryerjes së veprimeve hetimore është lënë i lirë. Ai mësohet të ketë thënë se ka qenë duke lëvizur në krahun e tij të rrugës kur mjeti tip “Citroen” i ka ardhur përballë me shpejtësi në mënyrë të befasishme, duke sjellë dhe përplasjen.

Aksidenti rezultoi fatal për bashkëshortët Blerim dhe Anjeza Avdiaj 45 dhe 34 vjeç, vajzën e tyre Medina 5 vjeçe si dhe për të afërmin Klejdi Koçin, 11-vjeç.

Ndërsa ka mbetur e plagosur rëndë vajza e dytë e familjes, Violeta, 3 vjeçe, e cila po lufton me jetën në spitalin e Traumës në Tiranë.

Familja Avdiaj me origjinë nga Kosova jetonin në Zvicër prej shumë vitesh dhe kishin ardhur për të kaluar festat e fundvitit në vendlindjen e tyre. Aksidenti që mori jetën e katër anëtarëve të së njëjtës familje, ndodhi rreth orës 20:00 të së mërkurës në aksin rrugor Milot-Rrëshen.

Sipas informacioneve të Policisë, shkak për këtë është bërë një parakalim i gabuar në kthesë, nga ana e shoferit të mjetit tip “Citroen” që drejtohej nga viktima Blerim Avdiaj. Dyshohet se ai nuk e ka parë që përballë kishte një kamion dhe se pasojë ndodhi përplasja fatale.

AKSIDENTI NË KAMËZ

Ndërkohë, aksidentet në vendin tonë nuk kanë të ndaluar. Një tjetër aksident i rëndë është shënuar pasditen e djeshme në vendin e quajtur mbikalimi i Kamzës, në Tiranë.

Një efektive e Policisë Rrugore, është përplasur nga një kamion teksa ndodhej në shërbim. Ajo është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Efektivja A. Sh., 40 vjeçe, ka marrë disa dëmtime në trup si pasojë e përplasjes.

“Më datë 15.01.2021, rreth orës 12:55, te “Cassa Italia”, mjeti me drejtues K. V, ka aksidentuar punonjësen e Policisë së Qarkullimit Rrugor shtetasen A. Sh, aktualisht në shërbim, e cila u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftoi Policia. E.H© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here