“Të shpëtojmë këtë vit akademik”/ Pedagogët kërkojnë të vaksinohen. Procesi vijon me ritme të ngadalta, në 5 ditë 344 doza

0
59

Edhe pse u tha që numri i personave që do vaksinoheshin kundër COVID-19 do të vinte në rritje, shifrat ditore pak gjë ndryshojnë nga njëra-tjetra.

Që prej së hënës së 11 janarit dhe deri dje janë kryer 344 vaksina. Pra, mesatarisht janë 68 qytetarë, kryesisht staf mjekësor që ka injektuar dozën e parë të”Pfizer”. Një numër ky tejet i ulët për të përmbushur zotimin e Kryeministrit Rama.

Në emisionin “Open”, kreu i qeverisë tha se synohet që për një periudhë 14-mujore të vaksinohen 2.2 milionë qytetarë. Por, sipas kësaj logjike, do të duhet që më shumë se 157 mijë persona të marrin dozën e parë të vaksinës në harkun e një muajdhe në 24 orë të kryhen më shumë se 5200 vaksina. Por,çfarë ka ndodhur në 5 ditët e para të vaksinimit.

Kështu në ditën e parë janë kryer 50 vaksina, përfshirë edhe Kryeministrin Rama. Në ditën e dytë u vaksinuan 78 mjekë, infermierë dhe epidemiologë, në ditën e tretë dhe të katërt morën dozën e parë të vaksinës 138 profesionistë shëndetësie, ndërsadje shifra e të vaksinuarve ka qenë po 78.

VAKSINAT

Aktualisht vendi ynë ka kapacitete për të vaksinuar 975 persona, nga 195 flakonët e mbërritur të hënën e 11 janarit. Në ditët në vijim pritet të mbërrijnë edhe 2000 doza të tjerapo donacion, sipas qeverisë, e cila nuk ka dhënë asnjë detaj më tepër duke mbajtur të fshehtë edhe origjinën e “valixhes” meflakonëtanti-COVID. Ndërkohëqë në sajë tëmarrëveshjessë arritur me kompaninë amerikane të vaksinës “Pfizer”,që po ashtu është mbajtur sekret, do të mund të sigurohen edhe 500 mijë doza të tjera. Nga këto, rreth 10 750 do të mbërrijnë brenda këtij muaji, ndërsa mbi 30 mijë të tjera brenda muajit shkurt.

KALENDARI

Siç është bërë e ditur edhe më herët të parët që do të kenë mundësi të vaksinohen do të jetë stafi mjekësor në 4 spitalet COVID, mjekët e urgjencës si edhe grupet e epidemiologëve në terren që janë edhe në vijën e parë të kësaj përballjeje e që rrezikohen më shumë se çdo kategori tjetër. Në kalendarin e vaksinimit anti-COVID janë përfshirë edhe të moshuarit e qendrave të përkujdesit social e shëndetësor. Por, gjithçka do të jetë në varësi të ecurisë. Nga Instituti i Shëndetit Publik është pohuar që, nëse shkohet sipas planit aktual, atëherë shumë shpejt do të nis vaksinimi edhe për të moshuarit e tjerë, mbi 75 vjeç dhe do të vijohet në mënyrë graduale me uljen e moshës.

Pedagogët kërkojnë të vaksinohen: “Të shpëtojmë këtë vit akademik”

Për t’i dhënë fund mësimit online, pedagogët kanë kërkuar siguri për jetën, vaksinimin. Përmes një letre drejtuar Kryeministrit Edi Rama, sindikata e punonjësve të universiteteve duan prioritet në planin kombëtar të vaksinimit, si të vetmen mënyrë që i hap rrugë kthimit në auditorë.

“Ne këmbëngulim që të vaksinohemi, që të japim mësimin në auditor për të mbyllur këtë vit online, i cili bëhet në mënyrë rrethanore. Pedagogët improvizojnë çfarëdolloj mënyre për ta realizuar. Ata që kanë nevojë për formimin praktik janë më të diskriminuarit si rezultat i mësimit online, kështu që e kanë të domosdoshëm kthimin në auditor”, deklaroi kreu i sindikatës, Sandër Kovaçi, i cili ka gati planin e vaksinimit, që sipas tij, duhet të fillojë me pedagogët në moshë, të cilët nuk janë më pak se 2500 të tillë.

“Nuk është ndonjë numër i madh, pesë mijë. Nga këta, gjysma janë mbi 45 vjeç që mund të jenë më të rrezikuar. Kështu që mund të bëhet një grafik me profesoratin në moshë prioritet dhe nëse ka hapësira, për të tjerët. Nuk insistojmë që të japim mësimin online, por që të kthehemi në auditor e të shpëtojmë këtë vit akademik”.

Teksa nxënësit prekën shkollat, me gjithë vështirësitë e mësimit me turne apo të alternuar me atë online, studentët e kanë nisur dhe po vijojnë mësimin në distancë. Vendimi i fundit i komitetit të ekspertëve la të rinjtë edhe për dy javë të tjera në shtëpi, ndërsa shumë shpejt nis sezoni i provimeve, i cili kërkon domosdoshmërisht praninë fizike në auditorë, njëjtë siç u veprua në vjeshtë.© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here