“5 milionë lekë borxh për t’u përballur me COVID-19″/ Ish-deputetja e PD publikon rrëfimin e çiftit të pensionistëve: Asnjë ndihmë nga shteti!

0
55

Partia Demokratike ka publikuar rrëfimin e një çifti pensionistësh, të cilët e kanë kaluar koronavirusin.

Ish-deputetja Orjola Pampuri thotë se Hazbie e Qazim Noka e kanë përjetuar virusin me vështirësi të mëdha.  Pampuri thotë se i moshuari merr vetëm 80 mijë lekë të vjetra, dhe jetesën e siguron vetëm me pensionin e vet dhe të bashkëshortes, që merr vetëm 70 mijë lekë të vjetra.

Gjatë bisedës me ish-deputeten Orjola Pampuri, Qazimi tregon se si është detyruar të marrë borxh për vizitat dhe kurën e COVID-19. E gjithë kura ka kushtuar rreth 5 mijë euro, para të cilat i ka marrë borxh, pasi me pension nuk siguron dot as jetesën normale, ndërsa nga shteti s’ka marrë asnjë ndihmë.

Biseda e plotë e ish-deputetes Orjola Pampuri me qytetarin Qazim Noka

Qazim Noka: Unë quhem Qazim Melaim Noka. Kam vuajtur një sëmundje prej tre muajsh. Krejt vizitat çfarë kanë qenë në fillim dhe mbarim, i kam bërë privatisht. Kemi marrë lekë borxh me gjithë palën. Njëri merr 70, tjetri 80 mijë lekë pension.

Oriola Pampuri: Ndërkohë sa ju kushtojnë ilaçet që keni marrë ju dhe për zonjën për COVID-in?

Qazim Noka: Me të thënë të drejtën ka shkuar te pesa e përpjetë.

Oriola Pampuri: Sa? Pesë?

Hazbie Noka: 5 milionë lekë.

Oriola Pampuri: Dhe ku i keni gjetur këto, ju thatë që i keni marrë borxh?

Qazim Noka: Për Zotin borxh.

Oriola Pampuri: Në të gjithë këtë shteti nuk ka qenë fare prezent që t’ju mbështesë si pensionist?

Qazim Noka: Absolutisht, as edhe një paracetamol më të vogël nuk e kemi marrë prej shtetit.

Oriola Pampuri: Ndërkohë që pensionet tuaja janë 70, 80…

Qazim Noka: 85 merr plaka, 80 marr unë. Dhe kjo ka qenë krejt historia. Me oksigjen, me të tëra gjërat domethënë, është bërë shtëpia spital…

Oriola Pampuri: Gjithçka e keni përballuar me lekët e juaja?

Qazim Noka: Gjithmonë, deri tek një lekëshi. Me i pa është një thes. Shiko si janë.

Oriola Pampuri: Një thes me analiza, që të gjitha kanë kushtuar një mal me lekë.

Qazim Noka: Vallahi kanë kushtuar një mal me lekë. Të dy kemi qenë keq. Unë njëherë ja di Zotit, shyqyr që na ka falur jetën. Ilaçet jo, jo. Ilaçet i kemi borxh.

Oriola Pampuri: Sot si keni larë akoma paratë që keni shpenzuar?

Hazbie Noka: Ku t’i marrim?!

Qazim Noka: Absolutisht, absolutisht!

Hazbie Noka: Nuk na dalin çaj me ble.

Qazim Noka: Me një pension 70, 80, 150 mijë lekë. Çfarë do bëjmë ne me 150 mijë lekë?

Oriola Pampuri: Nuk dilet për të ngrënë, jo më të përballosh ilaçet.

Qazim Noka: Moj për çaj nuk del e për kafe. Kjo ka qenë krejt historia. Ju f

Oriola Pampuri: Shyqyr që jeni mirë1!

Qazim Noka: Ju falënderoj shumë!

Oriola Pampuri: Ju uroj shëndet dhe shyqyr që e kaluat këtë.

Qazim Noka: Faleminderit shumë!© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here