Arrestimi i kryekomunarit të Ulqinit dhe zyrtarëve të tjerë/ Reagon zv/kryeministri shqiptar i Malit të Zi: Lejoni që gjykata të vendos si ata…

0
34

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas arrestimit të kryetarit të Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiç.

Abazoviç ka kërkuar që gjykatat të lihen të vendosin vetë, ndërsa ka shtuar se Qeveria është e vendosur t’u japë fund abuzimeve.

“Lejoni që gjykata të vendos se si ata fituan në zgjedhje. Është e qartë për qytetarët. Qeveria është e vendosur t’u japë fund të gjitha abuzimeve”, shkroi numri dy i qeverisë malazeze në Twitter.

Nerkiq u arrestua pasi dyshohet për punësime partiake. Bashkë me të, u vunë në pranga edhe zyrtarë tjerë. Të arrestuar kanë përfunduar Sead Osmanoviq, Sekretari i Sekretariatit për Financa të Komunës së Ulqinit dhe Shefi i Bordit Komunal të Partisë Demokratike të Socialistëve Ulqin, Mustafa Gorana, Sekretar i Sekretariatit për Shërbime Komunale dhe Mbrojtjen e Mjedisit, Saubih Mehmeti, Drejtor i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Milazim Mustafa, Sekretar i Policisë Komunale dhe ish Kryetar i Asamblesë Komunale të Ulqinit.© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here