Shtetet e Bashkuara dhe disa qeveri evropiane kanë kërkuar lirimin e politikanit të opozitës ruse Alexei Navalny.
Duke reaguar ndaj arrestimit të tij, SH.B.A. dhe BE bënë thirrje që Z. Navalny – një kritik i Presidentit Putin – të lirohet.
Sekretari i Shtetit i SHBA, Mike Pompeo, tha se autoritetet ruse po përpiqeshin të ndalonin kritikët e tyre. Ai bëri thirrje për “lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar” të Z. Navalny.
Përgjigja nga Bashkimi Evropian ishte jo më pak e ashpër, me Francën, Italinë dhe presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, duke bërë kërkesa për lirimin e Z. Navalny.
Ndërsa qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha se ishte “thellësisht e shqetësuar” nga arrestimi i Z. Navalny.
Ndërkohë avokatët e opozitarit rus thanë se atyre nuk u është lejuar të komunikojnë me klientin e tyre.
Më herët, Ivan Zhdanov, drejtor i Fondacionit Anti-korrupsion të Navalnyt, dhe zëdhënësja e tij, Kira Yarmysh, thanë se ai është në Departamentin e Punëve të Brendshme në qytetin Khimki.© Panorama.al