I kërkuar për tentativë vrasje gjatë karantinës nga pandemia, policia i vë prangat 38-vjeçarit. Si u zbulua ku fshihej

0
49

Policia e Tropojës i ka vënë prangat sot një 38-vjeçari pasi është akuzuar për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në muajin maj, kur vendi ishte në izolim për shkak të pandemisë nga koronvirusi.

Sipas bluve, efektivët e Komisariatit të Policisë Tropojë, “në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, pas lokalizimit të vendndodhjes, bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit: R. H., 38 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë”.

Ai akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tropojë, në datën 14.07.2020, ka dërguar urdhër për ekzekutimin e vendimit penal të datës 07.07.2020, të Gjykatës së Rrethit Tropojë, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Bëhet fjalë për ngjarjen e datës 25.05.2020 kur është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali në fshatin Sopot, ku ndodheshin shtetasit B. Rr. dhe G. Rr.

“Në përfundim të veprimeve hetimore janë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasit R. H. dhe G. K. Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi G. Rr., i cili është kundërpërgjigjur me armë nga brenda lokalit, pas konfliktit për motive të dobëta.

Vijon puna për kapjen e shtetasve G. K. dhe G. Rr”, tha Policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here