Ishte i lidhur dhe bashkëjetonte me një grua, 58-vjeçari ‘i fiksuar’ dhe pas motrës së saj. Ajo bën kallëzim në Polici

0
39

Policia e Tiranës i ka vënë prangat një burri në Tiranë, i cili akuzohet për përndjekjen e një femre.

Sipas policisë, shtetasja që ka bërë kallëzim për 58-vjeçarin, është motra e bashkëjetueses së të arrestuarit.

Shtetasi Y. A., nuk dihet për çfarë arsye kishte kohë që i ishte qepur pas motrës së gruas me të cilën bashkëjetonte dhe e ngacmonte. Për këtë arsye ajo i është drejtuar Komisariatit të Policisë dhe ka bërë padi për përndjekje.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë të shtetasit Y. A., 58 vjeç, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme motrën e bashkëjetueses së tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. K., 58 vjeç.

Bazuar në informacionet e marra se ky shtetas, në kundërshtim me masat anticovid, kishte përshtatur lokalin e tij për përdorim dhe konsumin të lëndëve narkotike, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të shtetasit B. K., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Ndërsa specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin S. B., 33 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here