“Kisha 10 minuta që u ndava me vajzën”/ Babai tregon momentet e fundit me të bijën: Kur e përplasi makina ishte me gjyshen për dore. Çfarë ndodhi me shoferin

0
72

Babai i vajzës 10-vjeçare, e cila u përplas për vdekje nga një makinë ka treguar detajet si ka ndodhur ngjarja.

ambulance

liaz Petali tha se vajza ishte e shoqëruar përdore me gjyshen e saj, ndërsa një makinë kishte kaluar me shpejtësi dhe e kishte përplasur.

Babai tha se pas ngjarjes, shoferi i mjetit ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Ai u shpreh se do ta lërë në dorë të shtetit që të bëhë drejtësi.

“Kisha 10 minuta qe u ndava me vajzën. Ajo ishte me te gjyshen për dore. Shoferi erdhi dhe e përplasi. Aksidenti mund t’i ndodhe çdokujt, por shoferi beri gabim se ishte me shpejtësi në rrugë lagje. E përplasi fëmijën dhe iku. Mund të ketë qenë i pirë, por ia le shtetit në dorë të bëjë drejtësi. Këtu s’ka as rrugë as trotuar asnjë kusht.”, tha ai babai për News24.

Ndërkohë policia në një njoftim tha “se u arrestua autori i ngjarjes, shtetasi A. G., 49 vjeç, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar mjetin nën ndikimin e alkoolit në masën 0.42 mg/l, ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarja, shtetasen e mitur me iniciale A. P., 10 vjeçe, e cila ndërroi jetë në spital”.

panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here