“Ndamë shumë ide të çmuara”/ Mesazhi i Presidentit Meta në takim me studentët: Të dëgjojmë zërin e të rinjve dhe…

0
31

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me studentët në qytetin e Vlorës.

meta-studentet-vlore

Në një postim në Facebook, Kreu i Shtetit dha mesazhin se duhet të dëgjojmë zërin e të rinjve dhe të të bëjmë çdo përpjekje për t’ju krijuar të gjitha shanset dhe mundësitë për të ndërtuar të ardhmen e sigurt në Shqipëri.

“Kënaqësi të nisja sot ditën, me një bashkëbisedim të ngrohtë në Vlorë me studentë të këtij qyteti, të cilët studiojnë brenda dhe jashtë vendit.

Ndamë shumë ide të çmuara për domosdoshmërinë e angazhimit të tyre energjik, në të gjitha fushat e jetës, për t’i dhënë Vlorës shkëlqimin dhe krenarinë e merituar.

Të dëgjojmë zërin e të rinjve dhe të bëjmë çdo përpjekje për t’ju krijuar të gjitha shanset dhe mundësitë për të ndërtuar të ardhmen e tyre të sigurt në Atdheun tonë”, shkruan Presidenti Meta.© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here