“Premtoi shëndetësi falas, por e futi në kolaps”/ Basha publikon videon: Shqiptarët paguajnë më shtrenjtë se çdokush në rajon! Rama duhet të largohet

0
53

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se Rama është një dështim, ndaj ai duhet të largohet. Në një postim në Facebook, Basha publikon një video ku shumë qytetarë shprehin pakënaqësitë e tyre për sistemin shëndetësor.

Sipas kryedemokratit, shqiptarët shëndetësia sot është në kolaps dhe qytetarët shqiptarë paguajnë më shtrenjtë se në çdo vend të rajonit.

“Premtoi shëndetësi falas për të gjithë por gënjeu. Shëndetësia është në kolaps dhe shqiptarët paguajnë më shtrenjtë se çdokush në rajon! Rama është dështim. Ai duhet të largohet”, shkruan Basha.© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here