Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Partisë Demokratike për të caktuar, ish-deputetin, njëherësh analistin dhe profesorin e gazetarisë, Mark Marku si drejtuesin e politik të PD-së në Qarkun e Lezhës.
Me një status ironik, Rama ka publikuar një video të një debate në emisionin “Opinion”, teksa Mark Marku është revoltuar me pjesëtaret e panelit, të cilët nuk e lejonin të fliste.
Në këtë emision, Marku me tone të ashpra i ka thënë deputetit të PS-së, Musa Ulqini: “mos ha m*ut dhe do ta fus me shishe kokës! Mos më ndërhyjë dhe me ler të flas”.
Këtë video Rama e ka ripostuar në Instagram, teksa e shoqëron me dixhiturën: “Presor gazetarie dhe kandidat për ministër arsimi i OpBashkuar opopo…p🙃p😳p😤”.