“Bizneset kanë falimentuar”/ Monika Kryemadhi: Njerëzit janë në limitet e mbijetesës! Qeveria arrogancë me…

0
43

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar nga Fieri se qeveria është treguar arrogante me bizneset. Referuar deklaratës së kryeministrit për taksat, Kryemadhi tha se qeveria nuk ka çfarë biznesi të tatojë, për shkak se njerëzit janë në limitet e mbijetesës.

“Tani që po diskutonim ka thënë që nuk do ketë as ulje as ngritje taksash. Nuk ka ca të ngrejë më se ka falimentuar biznesi. Nuk ka çfarë biznesi të tatojë më për shkak se njerëzit janë në limitet e mbijetesës.

Mua më bëri përshtypje se po e dëgjoja ndërkohë që po vinim këtu te ju, po shikoja që në lajme dhe në portale që ministria e financës thoshte kishim një sistem kënetë taksimi dhe tani po e bëjmë karabinatë. Apo kishte rritjen e të ardhurave. Fasada dhe propaganda për mua është bërë e neveritshme dhe gjykatësit më të mirë të kësaj fasade janë qytetarët shqiptarë dhe sidomos biznesi sepse sado të flasim ne në TV janë njerëzit ata të cilët e vuajnë në kurrizin e tyre. Dhe sot nëse shqiptarët janë më mirë se 4 vite më parë. Nëse paguajnë më shumë ose më pak taksa se 4 vite më parë. Nëse energjia është më e shtrenjtë. Nëse shqiptarët humbasin vitet e punës atëherë e kuptojnë shumë mirë që propaganda është një neveri për qytetarët. Sepse vetë zotëria këtu ka shkurtuar stafin në biznesin e tij për shkak të pamundësisë së pagesës. Është arroganca që njerëzit e qeverisë po krijojnë me qytetarët dhe biznesin. Një nga problemet më të mëdha që kemi ne sot është që bizneset sot edhe o vogël dhe i mesëm jo vetëm që  kanë taksa shumë më të larta por nuk e kanë shtetin partner në biznes përkundrazi e kanë armik. Janë në luftë me njëri tjetrin”, tha ndër të tjera Kryemadhi.

Kryemadhi tha se në programin e saj, LSI do të ketë iniciativa për të mbështetur bizneset e reja.

“Ti do ta paguash doganën, do ta paguash paradhënie, edhe tatim-fitimin, ndërkohë që ai tjetri që bën evazion fiskal me miliona e me miliarda euro, në kurrizin tënd, paguan zero dhe të konkurron. Si të konkurron? Të konkurron në mënyrë të pandershme.

Në Këshillin Bashkiak të Tiranës kur ne kemi qenë në vitet 2011-2015, ne krijuam një program për të kredituar të rinjtë më 2 mijë euro nga buxheti i bashkisë, mënyrë të tillë që ata të kishin mundësinë të hapnin një biznes tyrin. Dhe në atë kohë janë hapur rreth 1 mijë biznese, që ishin dyqane lulesh, servise makinash, riparime kompjuterësh apo celularësh dhe ishin kryesisht të rinj të sapo diplomuar dhe që kishin një mesatare në mënyrë të tillë që të mbaheshin dhe kishin një taksë zero nga bashkia dhe kishin mundësinë e sigurimeve shoqërore.

Ne sërish kemi disa iniciativa të tjera që duam ti marrim dhe që janë të panegociueshme”.© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here