“Do të shihemi së shpejti”- Fjalimi i fundit i Donald Trump, uron administratën e re, por nuk përmend emra: Shpresoj që ata të mos…

0
42

Nga Baza Ajrore “Andrews”, në Maryland, Donald Trump ka mbajtur fjalimin e tij të fundit si president, ndërsa pranë kishte familjen e tij.

“Kanë qenë katër vite të pabesueshme”, tha Trump para se të ftonte bashkëshorten e tij Melania për të thënë disa fjalë.

“Të qenit zonja juaj e parë ka qenë një nder”, tha ajo.

“Zoti ju bekoftë të gjithëve, Zoti i bekoftë familjet tuaja dhe Zoti e bekoftë këtë komb të bukur,” përfundoi Melanie.

Ndërsa mori fjalën sërish, Trump falënderoi familjen dhe ekipin e tij, teksa mbështetësit brohorisnin.

Presidenti tha se njerëzit nuk kanë “idenë se sa shumë” familja e tij kishte punuar gjatë katër viteve të tij në detyrë.

“Ajo që kemi bërë ka qenë e mahnitshme për çdo standard”, tha ai, para se të tregonte për ndryshimet që ai bëri në ushtrinë amerikane.

Presidenti Trump renditi edhe ato që ai i quajti si arritjet më të mëdha të kohës së tij në detyrë.

“Shpresoj që ata të mos i rrisin taksat, por nëse e bëjnë, iu kam paralajmëruar”.

“Jeni të mahnitshëm”, iu drejtua mbështetësve në vijim Trump, e ata ia kthyen me më shumë duartrokitje.

‘Ne u goditëm shumë’ tha Trump teksa foli mbi pandeminë e koronavirusit e cila ka dominuar nëntë muajt e fundit të presidencës së tij.

“Ne bëmë diçka që është një mrekulli mjekësore dhe kjo është vaksina”, tha ai teksa vijoi se virusi është një “gjë e tmerrshme” dhe nuk ngurroi ta quante edhe një herë atë “virusi kinez”.

Në përfundim të fjalës së tij, Presidenti Donald Trump thotë se ka qenë “nderi më i madh” të jesh president.

Duke iu drejtuar mbështetësve, ai gjithashtu i uroi administratës së re amerikane “sukses të madh” për të ardhmen – por nuk iu drejtua me emër Joe Biden ose Kamala Harris.

‘Do të shihemi së shpejti’, tha Donald Trump në fjalimin e tij të shkurtër në bazën ajrore Andrews.

“Ne do të kthehemi në një farë forme,” u zotua ai.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here