“Mundësi për rinovimin e raporteve”/ BE bën thirrje për një fillim të ri të marrëdhënieve me SHBA-në: Ky është momenti që kemi pritur

0
43

Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për një fillim të ri të raporteve me SHBA-në.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, foli për nevojën e një “pakti të ri” për marrëdhëniet transatlantike. Ai e ftoi presidentin e zgjedhur amerikan, Joe Biden për një samit SHBA-BE në Bruksel.

“Sot është mundësia e rinovimit të raporteve transatlantike të cilat kanë pësuar gjatë katër vjetëve”, tha Michel, duke shtuar se SHBA-ja dhe BE-ja duhet të punojnë së bashku për për paqen, sigurinë, prosperitetin, lirinë, të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore.

Ai nuk e shtjelloi më shumë idenë e një pakti të ri SHBA-BE, por tha se përmes tij duhet shtuar marrëdhëniet shumëpalëshe, të trajtohet pandemia e COVID-19 dhe ndryshimi i klimës, si dhe të adresojë çështjet ekonomike dhe të sigurisë.

Edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, foli me tone të njëjta, në favor të një rivendosjeje në marrëdhëniet transatlantike me Uashingtonin.

“Ky agim i ri në Amerikë është momenti që kemi pritur”, tha von der Leyen.

BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara janë fuqitë kryesore tregtare në botë dhe kanë lidhje të ngushta kulturore, historike, biznesi dhe mbrojtjeje, por presidenti në largim, Donald Trump u përpoq të shmangte BE-në, duke mbrojtur largimin e Britanisë së Madhe nga blloku./Rel

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here