Fjolla Morina thyen arrestin e shtëpisë/ Këngëtarja largohet në drejtim të paditur

0
17

Këngëtarja e njohur nga Kosova Fjolla Morina raportohet të ketë thyer arrestin e shtëpisë të vendosur nga Gjykata e Kukësit. 

Mësohet se Policia nuk e ka gjetur Fjolla Morinën në banesën e saj në Kukës, ku i duhet të qëndrojë.

Shtëpia e këngëtares ka qenë e mbyllur dhe pasi është kërkuar për disa minuta që të hapet dera, askush nuk është përgjigjur.

Fill pas dhënies së alarmit ajo është shpallur në kërkim nga policia.  Blutë thonë se nuk ka informacione nëse ndodhet në Kukës, apo ka ikur në drejtim të Kosovës.

Këngëtarja Fjolla Morina dhe partneri i saj Fisnik Syla u arrestuan më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi u kapën me dy armë me vete.

Sjellim në vëmendje që këngëtarja po udhëtonte me një makinë tip “Audi Q7” ndërsa i është gjetur një armë në çantë dhe një në bagazh.

Në çantën e saj u gjetën dy pistoleta dhe 23 fishekë, teksa ajo më pas deklaroi se ishte shtatzënë, por që rezultoi se kishte gënjyer. Ndaj saj është vendosur masa “arrest shtëpie”, prandaj është e detyruar të qëndrojë në banesë.© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here