“Kjo është dita e Amerikës!”/ Joe Biden betohet si presidenti i 46-të i SHBA-ve: Mësuam që demokracia është e çmuar, e brishtë, por…

0
14

Joe Biden është betuar si presidenti i 46-të i SHBA-ve në një ceremoni të zhvilluar sot në Capitol, nga ku ai u shpreh se “Kjo është dita e Amerikës!”.

Sot ne festojmë triumfin, jo të një kandidati, por të një kauze – kauzës së demokracisë. Vullneti i njerëzve është dëgjuar dhe vullneti i njerëzve është marrë parasysh. Ne mësuam edhe njëherë që demokracia është e çmuar. Demokracia është e brishtë. Dhe në këtë orë, miqtë e mi, demokracia ka triumfuar“, deklaroi Biden. 

Pas betimit presidenti i ri foli mbi rëndësinë e bashkimit të vendit, duke theksuar se është i angazhuar me gjithë shpirt në këtë mision.

Sot, në këtë ditë janari, jam me gjithë shpirt te bashkimi i Amerikës, bashkimi i njerëzve tanë, bashkimi i kombit tonë“, tha Biden.

Të bashkuar për të luftuar armiqtë me të cilët përballemi. Zemërimin, mllefin dhe urrejtjen, ekstremizmin, paligjshmërinë, dhunën, sëmundjet, papunësinë dhe mungesën e shpresës. Me bashkim mund të bëjmë gjëra të mëdha, gjëra të rëndësishme“, tha ai.

Shefi i ri i Shtëpisë së Bardhë e shfrytëzoi fjalimin e tij të inaugurimit për të dërguar një mesazh në pjesën tjetër të botës.

Amerika është testuar dhe ne kemi dalë më të fortë. Ne do të riparojmë aleancat tona dhe do të rinisim angazhimin me botën“, duke premtuar ndryshim të politikave izoluese të Trump. 

Ne do të udhëheqim, jo me shembullin e fuqisë sonë, por me fuqinë e shembullit tonë. Ne do të jemi një partner i fortë dhe i besuar për paqen, progresin dhe sigurinë,” shtoi ai.

****Joe Biden ka mbërritur në ndërtesën e Capitol-it bashkë me bashkëshorten e tij Jill Biden, ku pritet të betohet si presidenti i 46-të i SHBA-ve. 

Zv.presidentja Kamala Harris dhe bashkëshorti i saj Doug Emhoff u panë gjithashtu të ngjitnin shkallët e ndërtesës së Capitol-it së bashku me Biden. 

Biden, 78 vjeç, është presidenti më i vjetër amerikan që merr detyrën. Ceremonia e inaugurimit zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe në mungesë të aktiviteteve festive si rrjedhojë e kufizimeve të koronavirusit.Ish-presidenti Bill Clinton dhe e nominuara për presidente nga demokratët në 2016-ën Hillary Clinton ishin të parët që u panë në ceremoni.Momente më vonë, ish-Presidenti George W. Bush dhe ish-Zonja e Parë Laura Bush u shfaqën gjithashtu në ceremoni.Nuk mungoi as ish-presidenti Barack Obama dhe Zonja e Parë Michelle Obama.Ish-presidenti Jimmy Carter, ish-presidenti më i vjetër në jetë, nuk pritet të marrë pjesë në ceremoninë e sotme.I munguari i madh është padyshim Donald Trump, presidenti që u largua nga Shtëpia e Bardhë duke lënë vetëm një shënim, pas kontestimit të rezultatit të zgjedhjeve.Presidenti amerikan Donald Trump, në një fjalim lamtumire të bërë publik të martën, bëri thirrje për lutje për administratën e re të Presidentit të zgjedhur Joe Biden, por nuk e përmendi emrin e pasardhësit të tij demokrat.

“Këtë javë, ne përurojmë një administratë të re dhe lutemi për suksesin e saj në mbajtjen e Amerikës të sigurt dhe të begatë”, tha presidenti republikan në video-mesazhin e tij. “Ne i shprehim urimet tona më të mira dhe gjithashtu duam që ata të kenë fat, një fjalë shumë e rëndësishme”, shtoi ai.

Siç duket edhe nga kjo foto senatorët kanë zënë vendet e tyre pak para nisjes së ceremonisë së inaugurimit.

 ****Alarm për bombë në Gjykatën e Lartë, autokolona e Joe Biden mbërrin në Capitol, pritet të nisë ceremonia e betimitAutokolona e presidentit të zgjedhur të SHBA-ve Joe Biden sapo ka mbërritur në Capitol, para nisjes së ceremonisë së betimit.

Udhëheqësit e Kongresit pritet ta përshëndesin atë gjatë hyrjes në ndërtesën e Capitol-it. Biden pritet të bëjë betimin jashtë zyrës së ndërtesës.Ceremonisë i është bashkuar edhe zv.presidenti Mike Pence. Ndërsa mungon presidenti në ikje Donald Trump. Ai mbajti një fjalim lamtumirë më herët gjatë ditës, përpara se të nisej drejt Floridas me avionin “Air Force One”. Ndërkohë një alarm për bombë në Gjykatën e Lartë, që ndodhet pranë Capitol-it, vuri në lëvizje policinë.© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here