Ndërron jetë piktori Mustafa Arapi, ishte i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”! Ja mesazhi i vajzës

0
46

Piktori Mustafa Arapi ka ndërruar jetë në moshën 70-vjecare, si pasojë e COVID-19.

Artisti nuk e fitoi dot betejën me virusin pasi ishte shtruar prej ditësh në spital.

Lajmi u bë i ditur nga vajza e tij, Dorina e Arapi e cila në një status në Facebook thotë  se piktori ka vdekur në mesnatë.

Mustafa Arapi ishte shtruar tek spitali COVID-2, ndërsa disa ditë më parë vajza e tij i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama dhe ministres Manastirliu që institucionet t’i kushtonin vëmendje babai të saj si një personalitet i lartë në kulturën shqiptare.

Statusi i Dorina Arapit

Sot në mesnatë, babi im u largua nga jeta

Drita, dielli, bota, shtylla e familjes sonë u shua.

Ba! Dua të të kujtoj kështu të qeshur gjithmonë!

Të duam përjetësisht!© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here