Pak para nisjes së ceremonisë së betimit/ Zbulohet mesazhi i Joe Biden për të shoqen

0
17

Sapo mbërriti në Capitol për ceremoninë e inaugurimit si president i 46-të i SHBA-ve, Joe Biden postoi një mesazh për bashkëshorten e tij, Zonjën e Parë të ardhshme Jill Biden.

Unë të dua, Jilly, dhe nuk mund të isha më mirënjohës, që të kam me vete në udhëtimin qe kemi para”, shkroi ai.

Postimi ishte i shoqëruar me një video të shkurtër ku Joe dhe Jill mbanin duart ndërsa mbërritën në ceremoninë e betimit.

Biden është ngjitur tanimë në skenë dhe pritet të bëjë nga momenti në moment betimin së bashku me zv.presidenten Kamala Harris.

Siç duket në foto Joe Biden ka veshur një pallto të zezë dhe një kravatë të kaltër, ndërsa Zonja e Parë në ardhje një kostum të hijshëm ngjyrë turkeze. Nuk mungojnë as maskat anti-Covid, pasi ceremonia zhvillohet nën masa të pazakonta për shkak të pandemisë.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here