Presidenti Meta kujton Ibrahim Rugovën: Angazhimi i tij jetësor për zgjimin kombëtar mbetet shembull frymëzimi për t’i shërbyer me krenari çështjes shqiptare

0
64

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kujtuar sot Presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili u nda nga jeta në 21 janar 2006. Nëpërmjet një mesazhi në Facebook, Kreu i Shtetit thotë se angazhimi i Rugovës për zgjim kombëtar, për paqe e stabilitet mbeten shembuj frymëzimi për ti shërbyer çështjes shqiptare.

Teksa citon Ibrahim Rugovën, Kreu i Shtetit, Ilir Meta e mbyll postimin e tij me frazën: Ëndrra e Presidentit Rugova vazhdon!

Postimi i plotë i Presidentit Meta

“Vizioni im është, që të kemi një Kosovë të pavarur, demokratike, me një shoqëri politikisht tolerante dhe me një ekonomi solide, e integruar në BE dhe NATO, si dhe të vazhdojmë marrëdhëniet tona të mira me SHBA.” – IBRAHIM RUGOVA

Angazhimi i Tij jetësor për zgjimin kombëtar, vizioni euroatlantik për Kosovën Republikë, për paqen, lirinë, stabilitetin, demokracinë dhe bashkëjetesën në rajon, mbeten shembuj të patundur frymëzimi për t’i shërbyer me përkushtim, dinjitet dhe krenari çështjes shqiptare.

Ëndrra e Presidentit Rugova vazhdon!© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here