Greqia shtyn sërish afatin e bllokimit të Kapshticës, do lejohet vetëm kalimi i …

0
34

Greqia ka shtyrë sërish afatin e bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 08.02.2021.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë, stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë bën me dije se “autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 08.02.2021”.

Policia sqaron se deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash).

Mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here