Shifrat e trishta të emigracionit/ Presidenti Meta nxjerr të dhënat e Eurostat dhe bën sërish thirrjen e fortë

0
57

Presidenti Ilir Meta ka cekur sërish sot temën “e nxehtë” të tkurrjes së popullsisë shqiptare për shkak të emigracionit.

Duke publikuar të dhënat e Eurostat-it, të cilat tregojnë se në vitin 2019 vendi ynë zuri vendin e parë në Evropë për numrin e azilantëve ekonomikë për 10 mijë banorë, ngre alarmin se tani është koha “për të menduar dhe vepruar për shqiptarët”.

Në një postim në rrjetet sociale, presidenti Meta thekson se “një shqiptar ndihet sot më i pashpresë se një sirian, iraken dhe afgan”.

“Lufta efikase kundër varfërisë, zhdukja e monopoleve, anulimi i koncensioneve korruptive, rritja e prekshme e pagave dhe pensioneve, hapja e vendeve të reja të punës, ulja e taksave, krijimi i shanseve dhe i mundësive të reja për të rinjtë e ndalojnë shpopullimin”, nënvizon Meta.

POSTIMI I PLOTE

Shqipëria zë vendin e parë në Europë për numrin e azilantëve ekonomikë, duke lënë pas edhe vende të sapodala nga lufta dhe konfliktet civile.

Një shqiptar ndihet sot më i pashpresë se një sirian, iraken dhe afgan.

Lufta efikase kundër varfërisë, zhdukja e monopoleve, anulimi i koncensioneve korruptive, rritja e prekshme e pagave dhe pensioneve, hapja e vendeve të reja të punës, ulja e taksave, krijimi i shanseve dhe i mundësive të reja për të rinjtë e ndalojnë shpopullimin.

KOHA PËR TË MENDUAR DHE VEPRUAR PËR SHQIPTARËT!

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here