Avancon Turqia/ 10 milionë doza të tjera të vaksinës anti-Covid brenda fundjavës. Nuk do vaksinohen ata që…

0
49

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë të ditur se grupi i dytë i vaksinave të koronavirusit të ri (COVID-19), respektivisht 10 milionë doza, janë miratuar për t’u dorëzuar në Turqi dhe ato mund të mbërrijnë deri në fundjavë, raporton Anadolu Agency (AA).

Doza e dytë do të jepet 28 ditë pas dozës së parë. Ata që janë shëruar nga COVID-19 nuk do të vaksinohen para katër deri në gjashtë muaj pas shërimit të tyre.

Përderisa infeksionet vazhdojnë të shënojnë rënie në Turqi pas valës së dytë të pandemisë, presidenti Erdoğan pas faljes së namazit të Xhumasë në Stamboll u tha gazetarëve se takimi i ardhshëm i kabinetit do të vlerësojë nëse do të hapen ose jo restorantet.

Megjithatë, ai shtoi se akoma ka shqetësime për një vendim të tillë, duke theksuar se nuk do të rrezikojnë përparimin e bërë me masat aktuale kundër pandemisë COVID-19.

“Ajo që po themi është se duhet ta zbatojmë këtë proces me kujdes. Ne shohim të dhënat që kemi dhe në bazë të atyre mund të bëhet një zgjatje nëse është e nevojshme”, tha Erdoğan.

Që nga muaji i kaluar, Turqia ka vendosur shtetrrethim në kuadër të përpjekjeve të saj për të frenuar përhapjen e virusit.

Që nga shpërthimi i pandemisë, Turqia raportoi mbi 2,41 milionë raste të konfirmuara me COVID-19, përfshirë mbi 2,29 milionë të shëruar dhe 24.640 të shëruar.

Vaksinimi masiv në Turqi filloi javën e kaluar, pasi grupi i parë i dozave të vaksinës së prodhuar nga kompania kineze “Sinovac Biotech” mbërriti në Turqi më 30 dhjetor.

Që nga fillimi i fushatës më 14 janar, mbi 1 milionë persona, përfshirë edhe punonjës kujdesit shëndetësor, janë vaksinuar kundër virusit në të gjithë vendin.

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca dhe anëtarët e Bordit Këshillimor Shkencor mbi Koronavirusin morën dozën e parë të vaksinës, përfshirë edhe presidentin Erdoğan, me qëllim për të inkurajuar besimin e publikut për vaksinimin.

Zgjedhjet e parakohshme, reformat dhe operacionet e përbashkëta

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, presidenti Erdoğan mohoi pretendimet e partisë së opozitës se zgjedhje të parakohshme do të mbahen para afatit të planifikuar, qershorit të vitit 2023.

Duke përshkruar pretendimet e tilla si “ëndrra”, presidenti turk përsëriti deklaratat e mëparshme dhe tha se perspektivat e tilla janë “absolutisht jashtë tryezës”./AA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here