Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kujtuar sot intelektualin dhe ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, ndërsa janë shënuar 15 vjet nga ndarja e tij nga jeta.
“Projekti i tij i qartë për Kosovën e lirë dhe të pavarur në miqësi me Shtetet e Bashkuara dhe anëtare e Bashkimi Europian duhet të vijojë të mbetet yll polar për politikën e sotme dhe të ardhmen e Kosovës”,- thekson kryedmokrati në mesazhin e tij.
Postimi i plotë
Ibrahim Rugova, shqiptari që udhëhoqi lëvizjen më të madhe paqësore në Europën moderne vijon të mbetet një shembull i europianizmit dhe i Europës moderne.
Projekti i tij i qartë për Kosovën e lirë dhe të pavarur në miqësi me Shtetet e Bashkuara dhe anëtare e Bashkimi Europian duhet të vijojë të mbetet yll polar për politikën e sotme dhe të ardhmen e Kosovës.
Si një shenjë maturimi dhe përmbushje asaj për të cilën lideri historik i Kosovës punoi dhe u përpoq çdo ditë.© Panorama.al