FOTO EKSKLUZIVE/ Gati goditja e madhe, Olsi Rama kapet “mat” me Ferhan Hasanin në Tiranë. Ja prapaskenat

0
78

Ferhan Hasani pritet të jetë afrimi i bujshëm i Partizanit në këtë merkato janari. Fantazisti nga Tetova, i njohur me nofkën “Buba”, është takuar ditën e djeshme me drejtuesit e Partizanit dhe me shumë gjasa, do të firmosë me “demat e kuq”.

“Panorama Sport” zbuloi ekskluzivisht se drejtori Olsi Rama ka biseduar me Hasanin për rreth dy orë, duke i bërë ofertën e radhës lojtarit. Ky i fundit ka qenë i shoqëruar nga Nebi Mustafi, ish-futbollisti i Shkëndijës së Tetovës. Gjithashtu, prezent në tavolinë ka qenë dhe Gjergji Xharo, pjesëtar i stafit të Partizanit. Hasani ka kërkuar një shifër që për realitetin shqiptar duket shumë e majme, por gjithsesi, presidenti Demi pritet të bëjë një sforco me synimin e vetëm: afrimin e lojtarit dhe shpalljen kampion këtë sezon.

BISEDIMET – Bisedimet për fantazistin 30-vjeçar kanë nisur që në fund të muajit dhjetor. Hasani është një lojtar i lirë dhe klubi i Partizanit e do me çdo kusht në skuadër. Interesim për “Buban”, pati dhe nga dy ekipe të tjera, Drita dhe Tirana. Por të dyja këto skuadra, kanë dalë nga gara për shërbimet e fantazistit 30-vjeçar dhe tashmë, Partizani po konsiderohet si ekipi favorit për firmën e tij. Duhet theksuar se Hasani ka dhe një ofertë nga jashtë, pasi ekipi indian Çenain, ka arritur një marrëveshje në parim me 30- vjeçarin. Por duket se Hasani do të shqyrtojë dhe një herë tjetër ofertën e Partizanit, për të vendosur përfundimisht për të ardhmen e tij.

MENAXHIMI – Ferhan Hasani menaxhohet nga agjencia “Wespire Managament”, agjenci që ndodhet në Danimarkë. Gazeta ka tentuar të kontaktojë me agjencinë e fantazistit 30-vjeçar, për ta pyetur më shumë për të ardhmen, por përgjigjja ka munguar. Duket se çdo gjë e ka në dorë vetë Ferhan Hasani dhe e ardhmja e tij deri më tani, është mes Partizanit dhe Çenait. Por “demat” po konsiderohen si ekipi favorit për të arritur te firma e Hasanit, sidomos pas takimit shumë të gjatë me drejtorin Olsi Rama. Hasani-1

RAMA – “Nuk duam t’i lëmë gjërat për në 31 janar. Duam ta kemi ekipin sa më të përgatitur dhe sa më shpejt”, ishte deklarata e Olsi Ramës në konferencën për shtyp ku u prezantuan Valentino Murataj dhe Stenio Zhunior. Kjo konferencë, ishte e datës 15 janar dhe kur ka kaluar më shumë se një javë, ende nuk ka pasur një afrim tjetër te “demat”. Por duket se shumë shpejt, Hasani do të përforcojë skuadrën e kuqe.

VERONIK ISTREFAJ-PANORAMASPORT.AL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here