Manastirliu publikon dëshmitë e mjekëve që bënë vaksinën anti-Covid: Kemi thënë që nuk shohim dritë në fund të tunelit, tani…

0
48

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka publikuar dëshmitë e mjekëve që bënë vaksinën anti-Covid në stadiumin “Air Albania”.

Drita e shumëpritur në fund të tunelit” – dëshmitë e mjekëve të vijës së parë të betejës me COVID19 pasi kanë kryer vaksinën anti-Covid në Qendrën e Vaksinimit në Stadiumin Air Albania”, shkruan ministrja në një postim në rrjetet sociale.

“Unë vij nga Qendra Spitalore Universitare, Shërbimi i Laboratorit të Mikrobiologjisë. Tani sa bëra vaksinën, ndihem shumë mirë”, shprehet njëra prej mjekeve.

Një tjetër thotë: “Vetë personalisht e prita me shumë dëshirë. Ndoshta hyj te ajo pjesa që them: Pata privilegjin ta bëj vaksinën”.

Ndërkaq Andi Koraqi, anëtar i Komitetit Teknik të Ekspertëve deklaron: “Kemi thënë që nuk shohim dritë në fund të tunelit për faktin se nuk kishte asnjë medikament. Tani që doli vaksina është drita e shumë pritur, që ne prisnim të na vinte”.© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here