Alket Rizai ‘habit’ sërish policinë greke, si u zbulua rastësisht se kishte dalë nga burgu. Në makinën luksoze të një personazhi të njohur dhe me shqiptarin e kërkuar për vrasje

0
57

Kur dera e pasagjerit në makinën luksoze BMW e zezë me xhama të errët u hap, policia greke nuk u besoi syve.

Brenda saj ishte as më shumë dhe as më pak se sa Alket Rizai, i burgosuri shqiptar që ndërkohë duhet të ishte në qelinë e tij në burgun Domokou.

Kështu shkruajnë sot mediat greke, duke dhënë detaje për arrestimin e tre personave në Lamia, që udhëtonin me mjetin luksoz, i cili i bëri përshtypje postobllokut policor që ishte ngritur për kontroll rutine dhe më pas u ndalua prej tyre.

Gjithçka ndodhi mesditën e së premtes.

Siç u zbulua nga kontrolli policor, Alket Rizai kishte marrë leje nga burgu Domokou, ndërsa shoferi i makinës luksoze të blinduar ishte një nga njerëzit më të famshëm të jetës së natës në Athinë.

Pasagjeri i tretë në makinë, ishte po ashtu një 36-vjeçar me kombësi shqiptare, me kartelë të “pasur” me vepra penale në policinë greke.

Sipas LamiaReport, 36-vjeçari ishte në kërkim për vrasje dhe disa vepra të tjera kriminale.

36-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në Selinë e Policisë Fthiotida, ndërsa Alket Rizai u kthye në burg.

Rizai tërhoqi vëmendjen e shumë mediave disa kohë më parë kur tentatioi arratisjen me helikopter nga burgu i sigurisë së lartë në Koridhalo.© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here