“Në 5 muajt e parë të qeverisjes do kthejë para direkte në xhepat e qytetarëve”,- Kryemadhi: Njihuni me programin e rimbursimit 5%

0
41

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i fton qytetarët që të njihen me programin ekonomik të LSI, që ka prioritet për 5 muajt e parë të qeverisjes “të kthejë para direkte në xhepat e qytetarëve”.

Në një postim në rrjetet sociale, Kryemadhi thekson se ky program i ka përgjigjet.

Ai “do të shtojë të ardhurat për investime që do të krijojnë punësim, rritje të pagave dhe mirëqenie në Shqipëri”, theksoi Kryemadhi.

POSTIMI I PLOTE

Ne i kemi përgjigjet!

Ju ftoj të njiheni me programin e rimbursimit 5% të vlerës së faturës së çdo blerjeje, prioritet për 5 muajt e parë të qeverisjes që do të kthejë para direkte në xhepat e qytetarëve, si dhe do të shtojë të ardhurat për investime që do të krijojnë punësim, rritje të pagave dhe mirëqenie në Shqipëri.© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here