Situata nga pandemia, Franca mbyll kufijtë nga e diela edhe me Shqipërinë e Kosovën

0
47

Kryeministri francez Jean Castex ka njoftuar masat e reja kufizuese edhe më të ashpra sa i takon kufijve, me qëllim frenimin e përhapjes së Covid-19.

Nga e diela e 31 janarit 2021, të gjitha udhëtimet, përveç atyre shumë të rëndësishme, nga vendet që janë jashtë BE, përfshirë dhe Shqipërinë e Kosovën, do të ndalohen.

Në rastet e udhëtimeve thelbësore, kërkesat për testin e Covid për pasagjerët që shkojnë nga vendet e BE-së, do të shtrëngohen gjithashtu.

Kryeministri Castex tha se policia do të rrisë kontrollin mbi zbatimin e rregullave të tjera tashmë të vendosura më parë, si dhe do zbatohet shtetrrethimi policor në mbrëmje.

Infeksionet mbeten të larta në Francë. Kufizimet e reja do të prekin dhe raportin me Mbretërinë e Bashkuar, e cila tani nuk është më në BE, por ministri i saj i transportit sqaroi në Twitter se ndryshimi nuk do të ndikonte transportin e mallrave nga ose në Angli.© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here