“Hemorragjia e mjekëve shqiptarë”- Basha: Situata në spitale, kolaps total. Nëse nuk ndalim këtë shpopullim, s’ka për të pasur më shëndetësi për të shpëtuar

0
83

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi sot me mjekë për të diskutuar programin “Shqipëria fiton shëndetësinë”, tha se PD nuk ka premtime, por angazhime që janë krejt të realizueshme nëse vjen në pushtet, ku parimi kryesor do jetë paraja ndjek pacientin.

U premtua shëndetësia falas dhe shëndetësia është sot më keq se para 8 vitesh. Ne nuk kemi asnjë premtim. Kemi vetëm angazhime të një plani i cili funksionon si i tërë. Parimi i planit tonë për shëndetësinë është: paraja ndjek pacientin. Hapi i parë do të jetë finalizimi i projektit të kartës së pacientit. Pacientit do t’i jepet liria të zgjedhë ku duhet të drejtohet për të marrë shërbimin”.

Basha theksoi në fjalën e tij se “situata në spitale është në kolaps total”.

“Shkak për këtë mendësia e gabuar që ka çuar drejt centralizimit total”, u shpreh Basha.

Pasi dëgjoi shqetësimet e ekspertëve më të mirë të shëndetësisë në vend, Basha tha se angazhimet e tij janë masa konkrete që synojnë të vendosin stabilitetin në sistemin shëndetësor dhe të frenojnë hemoragjinë e mjekëve dhe infermierëve shqiptarë.

“Drita në fund të tunelit duhet të përkthehet në masa konkrete se me poezi dhe me premtime fallco, ata as nuk rrinë, as nuk kthen ata që kanë ikur.

Prandaj ne jemi përpjekur të jemi në një rrafsh sa më konkret. Folëm për stabilizimin meqë jemi në fushën tuaj. Gjëja e parë, duhet stabilizuar gjendja. Stabilizimi nuk mund të vijë me rrogat që keni aktualisht. Pra, kjo nuk është sakrificë. E kundërta do ishte vrastare për shoqërinë. Në qoftë se ne nuk arrijmë këtë nivel të rrogave, 1200 për mjekët, 700 për infermierët, 950 për mjekët specializantë, atëherë nuk ka absolutisht asnjë shans për të ndalur largimin e mjekëve në ato nivele që ne mund të kapim edhe vendet më të varfra të Afrikës. A e zgjidh kjo në vetvete problemin ?! Jo.

Njësoj si ndalja e hemoragjisë, më falni se po futem në fushën tuaj, nuk do të thotë që pacienti u kurua. Hapi i parë, stabilizim, është stabilizimi. Por pa këtë hap as mund të bëhet fjalë për diçka tjetër. Po nuk ndale hemoragjinë, të rrofshin në qoftë se bëhesh gati për operacion apo për të futur serumin apo për të bërë një ndërhyrje sepse pacienti vdes. Dhe shëndetësia shqiptare është në gjendje kome. Me këto ritme, në qoftë se ne nuk ndalim këtë shpopullim të personelit shëndetësor, nuk ka për të pas më shëndetësi për të shpëtuar.

S’do ketë më shëndetësi, pikë. Do kthehemi 80 vjet përpara jo 30 vjet përpara. Dhe kjo është e papranueshme. Cilat janë dy masat konkrete ?! Rritja e me efekt të menjëhershëm e pagave të mjekëve deri në 1200, të infermierëve deri në 700 Euro dhe të mjekëve specializantë 950 Euro. Dhe hapi i dytë, rritja e kapaciteteve trajnuese për mjekë, për më shumë mjekë. Pastaj kemi një seri masash të cilat do të synojnë reformimin e ambientit të spitaleve publike, të ambientit të punës që nga pajisjet, investimet, trajnimi që përmendi profesori dhe pa diskutim edhe politikat e tjera të shëndetit publik që do të kenë edhe të bëjnë me shërbimin, qoftë rajonalizimin e shërbimit spitalor, qoftë aksesi te mjeku i familjes sepse e thatë me të drejtë që mjeku i familjes duhet të jetë i aksesueshëm në një distancë të arsyeshme për popullsinë në vend.

Jemi një vend i vogël por me terren të thyer, pavarësisht se ka pasur një përqendrim të madh demografik 30 vitet e fundit se jemi të gjithë dëshmitarë, prapë se prapë shteti e ka për detyrim të subvencionojë në masën e mjaftueshme që të garantojë aksesin tek hallka e parë që është mjeku i familjes për çdo banor të Shqipërisë, pavarësisht se ku jeton”, – tha Basha.© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here