Investimet amerikane/ Ambasadorja Yuri Kim: Shqipëria ka fuqi punëtore të zgjuar, sundimi më i fortë i ligjit dhe gjykatat e pastra do të…

0
77

Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim, përmes një postimi në “Twitter” shprehet se potenciali për investime nga SHBA në Shqipëri është i madh.

Por ajo theksoi se sundimi më i fortë i ligjit, transparenca dhe gjykatat e pastra do të ndikojnë në tërheqjen e më shumë investimeve. 

“Potenciali për investime të mëdha nga SHBA në Shqipëri është real. Shqipëria ka fuqi punëtore të zgjuar dhe gjeografi strategjike. Sundimi më i fortë i ligjit, transparenca dhe gjykatat e pastra do të tërheqin më shumë. Kjo është arsyeja pse Reforma në Drejtësi ka rëndësi. Demokracia, Mbrojtja dhe Biznesi janë të lidhura”, shkruan Yuri Kim, ndërsa ka publikuar një artikull të Monitor.

Bëhet fjalë për një artikull me temë: “Skavica dhe gazi në Vlorë, planet për investimet e mëdha amerikane në Shqipëri”, ku është zhvilluar një intervistë me John Jovanovic, drejtor i zyrës së përhershme të Korporatës Ndërkombëtare të Zhvillimit Financiar DFC, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me qendër në Beograd.© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here